Site icon Telegrafi

Mozzik: Paraja është gjuha ime

Foto: Mozzik/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, këtë verë ka shijuar suksese të shumta me këngët e albumit të tij më të ri, “Mozzart”.

Me gjithë pamundësinë për të mbajtur koncerte shkaku i pandemisë COVID-19, reperi u tregua i afërt me fansat duke i vizituar ata nëpër qytete, deri në momentin që Policia e Kosovës ndërpreu aksionin e tij.

Mozzik përndryshe vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Vetëm në rrjetin social Instagram, reperi nga Ferizaj ndiqet nga mbi 1.5 milion persona.

Në vazhdën e postimeve të zakonshme nga jeta e përditshme, 24-vjeçari publikoi së fundmi për fansat një tjetër fotografi, ku shfaqej duke pozuar me telefon në dorë me veturën e tipit “Mercedes” në prapavijë.

“Paraja është gjuha ime”, shkroi ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke iu referuar kështu jetën luksoze që bën.

Pak javë më parë, Mozzik ka vizituar të rinjtë e Shërbimit Korrektues, ku u ka shpërndarë atyre albumin e tij më të ri dhuratë. /Telegrafi/

Foto: Mozzik/InstaStory
Exit mobile version