Site icon Telegrafi

Mozzik: Paraja është gjuha ime e dashurisë

Mozzik Foto: Instagram/mozzik

Ai është ndër rep-artistët që për momentin është më në zë në estradën shqiptare.

Fjala është për Mozzik, i cili gjatë muajve të fundit ka sjell projekte dhe bashkëpunime të ndryshme në treg.

Para disa ditësh ai bëri të ditur ribashkimin me Loredanën, ndërsa lansuan edhe këngën “Rosenkreig”.

v

Reperi zgjodhi që të publikojë disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit, ndërsa shihej i veshur me plot stil.

“Paraja është gjuha ime e dashurisë”, ka shkruar ai në përshkrim.

Postimi mori me mijëra pëlqime nga ndjekësit e artistit, përfshirë edhe komente shumta pozitive. /Telegrafi/

Exit mobile version