Telegrafi

Mozzik ofron publikisht mbështetje financiare për familjarët e të moshuarës nga Peja

Të gjithë janë tronditur nga rasti famëkeq i ndodhur së fundmi në qytetin e Pejës.

Një video e cila ka qarkulluar me të madhe në rrjetet sociale shfaq momentin kur një infermiere sulmon brutalisht një të moshuar në një shtëpi private të të moshuarve në Pejë.

Ngjarja e cila ka shokuar mbarë vendin dhe jo vetëm ka marrë tashmë përmasa të mëdha, duke shkaktuar reagime të shumta.

Lexo po ashtu Të famshmit nga estrada reagojnë të tmerruar për rastin famëkeq në Pejë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, përmes një statusi të publikuar në llogarinë personale në Facebook, tha se i ra pishman që e pa një video të tillë.

Ai madje ofroi mbështetje financiare për familjarët, duke ofruar ndihmën e avokimit për rastin në fjalë.

“Pse e këqyra këtë video? Refuzoj të flas sot do e lë tërë ditën e javën të flas kjo video e tmerrshme! E more Zot i madh kursena durimin e runa mendjën! Publikisht familjarëve të moshuarës le të më lajmrohën nëse kanë nevojë për pagesa për një avokat ! Nuk e di…thjeshtë po i kursej fjalët! (fytyrën e të moshuarës e mbulova)”, ka shkruar në Facebook reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.

Shqetësime për këtë ngjarje kanë shprehur edhe plot kolegë të Mozzikut nga estrada. /Telegrafi/