Telegrafi

Mozzik njofton se Getinjos i është hakuar llogaria e Instagramit

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, këto ditë po përballet me një sulm kibernetik.

Atij i është hakuar llogaria e tij zyrtare në Instagram, në të cilën ai për momentin nuk ka qasje.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vëllai i tij, reperi Mozzik, përmes publikimit të një fotografie në InstaStory.

Foto: Getinjo/Instagram

Ai i ka lajmëruar fansat se faqja e Instagramit të vëllait të tij është jo-funksionale për momentin, deri në momentin që ai do të arrijë ta kthejë atë.

Lexo po ashtu Getinjo flet për 1000 ndjekësit që humbi pasi publikoi fotografi të Thaçit dhe Veselit: Njerëzit ua kanë inat, nuk i duan

“Faqja zyrtare e Getinjos është hakuar për momentin! Respekt”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.

Foto: Mozzik/InstaStory

Përndryshe, dy vëllezërit reperë kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë ditëve të fundit, pasi reperi Fero doli hapur me një “diss” kundrejt tyre.

Përkundër deklaratave të këtij të fundit, Mozzik dhe Getinjo kanë zgjedhur që të mos i japin hapësirë ish-kolegut me të cilin dikur ndanin të njëjtën studio regjistrimi. /Telegrafi/