Telegrafi

Mozzik nesër publikon këngën e re

Mozzik (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

I njëjti njofton fansat se sot pas mesnatës do të lansojë këngën e re në YouTube e po ashtu edhe në platformën Spotify.

“Kur të bëhet ora 00:00 publikohet një projekt, një këngë, një videoklip që nuk e kam bërë më herët, 100% keni me gjet veten secili/a”, ka shkruar krahas postimit 24-vjeçari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

Ndërkohë, reperi pranoi një sërë komentesh fansat e të cilit mezi po presin për këtë prurje të re të Gramos Aliut.

Ndërkaq, “Dhelpër Dinake” është një prej realizimeve të fundit të reperit shqiptar që në YouTube ka kaluar shifrën e 12 milionë klikimeve për vetëm një muaj.

Kjo këngë u përfol tejet shumë për shkak se thuhet se i është dedikuar ish-partneres së tij, Loredana Zefit, me të cilën u nda para pak muajve. /Telegrafi/