Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, teksa së fundmi u ka dhënë fansave mundësinë që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, të cilave më pas ai do t’iu përgjigjej.
Një nga ndjekësit kishte pyetur se nëse jeta e tij do të ishte libër, çfarë titulli do t’i vendoste.
Reperi ferizajas nuk hezitoi t’i përgjigjet kësaj pyetje, duke shkruar se nëse jeta e tij do të ishte libër, do të titullohej “Loti i një reperi”.
Me këtë, Mozzik sikur deshi të tregojë se rruga për të arritur deri këtu ka qenë mjaft e vështirë dhe lotët kanë qenë pjesë e saj.
Ai ka treguar shumë herë për vështirësitë që ka pasur gjatë karrierës, veçanërisht në fillimet e tij. /Telegrafi/