Ai është ndër rep-artistët më të dëgjuar në platformat digjitale.
Fjala është për Mozzik, jeta personale dhe karriera e të cilit përflitet në masë të madhe në faqet rozë.
Po ashtu, ai shpesh informon fansat për prurjet e reja muzikore, të cilat po marrin milionë klikime në kanalin YouTube.
Andaj në një postim në rrjetin social Instagram, Mozzik është parë duke u përgatitur për këngën e re.
Krijuesi i hitit “Ghetto” zgjodhi që të shkrep një imazh në studio muzikore, derisa qëndronte para mikrofonit.
Theksojmë se “El Chapo” është hiti tij i fundit, qe erdhi në bashkëpunim me reperin dhe vëllanë e tij, Getinjo.
Ndërsa sa i përket jetës private, në rrjet po flitet se ai sërish është kthyer me Loredanën. /Telegrafi/