Telegrafi

Mozzik në dokumentarin e Loredanës pranon se do jetonte me reperen dhe vajzën në Zvicër

Mozzik dhe Loredana Foto: YouTube

Çifti më i diskutuar në estradën shqiptare janë padyshim rep-artistët Mozzik dhe Loredana.

Dyshja edhe pse nuk e kanë pranuar ende se nëse janë bashkuar, në rrjet tashmë po hidhen spekulime të shumta rreth tyre.

Ndërkohë, ne pjesën e katërt të dokumentarit të Loredanës, është paraqitur edhe reperi, duke u nënkuptuar se xhirimet janë kryer më parë.

Gjatë gjithë videos së publikuar në rrjetin social Instagram, Loredana fliste për dashurinë që ka për familjarët dhe vajzën.

Po ashtu ajo solli sekuenca edhe nga shtëpia e saj në Ferizaj, teksa disa të afërm të saj flisnin për zemrën e madhe që ajo ka.

Por, ajo që mori më shumë vëmendje është shfaqja e Mozzik në fund të pjesës, i cili pranoi të shpërngulej në Zvicër.

Ai u pyet nëse do të jetonte në vendin perëndimor se bashku me Loredanën dhe vajzën, derisa pohimi i tij ishte mjaft i shpejtë.

Reperja ndërkaq në përshkrim në videos e falënderoi për pjesëmarrje Mozzik, duke e konsideruar familje. /Telegrafi/