Mozzik po gjendet në Kosovë ku po bën përgatitjet për turneun e tij veror.
Reperi tejet i pëlqyer për mënyrën e veçantë të interpretimit ka shumë adhurues edhe jashtë trojeve shqiptare.
Megjithatë, fama e tij nuk ndikon që të favorizohet nga Policia e Kosovës.
Në një postim në InstaStory shihet se si Mozzik është jashtë veturës së tij teksa i nënshtrohet pyetjeve të policisë në një kontroll rutinë.
“T’thojsha mos u gut”, i ka shkruar Getinjo vëllait të tij në këtë postim.
Duket se Mozzik mori gjobën e tij të radhës dhe për të mund të jetë normale pasi prej kohësh jeton në Zvicër, shtet që ka rregulla të forta të komunikacionit.
Mozzik pritet që gjatë verës të ketë një turne veror të madh me bashkëshorten e tij, Loredanën. /Telegrafi/