Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, u ka bërë thirrje vazhdimisht fansave gjatë këtyre ditëve që të vaksinohen.
Ai madje ka bërë të ditur se sot (e shtunë), ka marrë dozën e tij të dytë të vaksinës anti-COVID.
Në një fotografi të publikuar në InstaStory, reperi ka shfaqur momentin e marrjes së injeksionit, teksa në mbishkrimin e saj, i ka ftuar fansat e tij që të veprojnë njëjtë.
“Unë u vaksinova me dozën e dytë, vaksinohuni”, ka shkruar reperi i hitit “Madonna” në InstaStory.
Mozzik përndryshe e ka marrë vaksinëbn kundër coronavirusit në qytetin e tij të lindjes, në Ferizaj.
Ai pati një verë mjaft të ngjeshur me mbrëmje muzikore të shumta, gjersa nuk munguan edhe projektet e reja, shumica prej të cilëve kanë qenë në bashkëpunim me nënën e djalit të tij, Loredanën.
E kur jemi te kjo e fundit, thuhet se raportet mes dyshes janë ftohur sërish – dhe kjo vërehet nga fakti se ata e kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. /Telegrafi/