Reperi Gramos Aliu, i njohur si Mozzik ka filluar të shpërblehet për punën e tij në muzikë.
Veç miliona klikimeve në “Youtube” dhe koncerteve të shumta gjatë verës, Mozzik sezonin e përmbylli me çmimin e parë në karrierën e tij.
Reperi me duetin me Kidën në këngën “Premtimet” arriti të shpërblehet në “Zhurma Video Music Awards” me çmimin “Dueti më i mirë”.
“Faleminderit Nanë dhe Babë për jetën! Unë mora çmimin tem të parin në karrierë ju falenderoj fansa së bashku deri në qiell kena fuqi me shku”, ka shkruar artisti duke u shprehur i lumtur për suksesin e arritur.
Ndryshe me projektin e tij të fundit në bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj në këngën “Ama dorën”, Mozzik është duke u përballur me disa probleme në kanalin “Youtube” ku video i është fshirë disa herë. /Telegrafi/