Hip hop ylli Mozzik, ka arritur suksesin e radhës të madh.
Ai ka lansuar para një jave projektin e ri “Ghetto”.
Ky projekt u punua në mkuzikë nga Miksu dhe Macloud, dy producentë të njohur të skenës evropiane.
Ndërkaq, klipi është xhiruar nga producenti i mirënjohur i klipeve, Alban Selimaj.
Klipi u pëlqye shumë dhe tashmë ka 1.3 milionë klikime për një javë.
Mozzik është rikthyer fuqishëm me këngë nga diaspora, ku po jeton me të dashurën e tij, Loredanën.
Reperi është në pritje që shumë shpejt të bëhet baba me të dashurën e tij.
Po ashtu, reperi pritet që shumë shpejt të rikthehet me koncerte. /Telegrafi/