Site icon Telegrafi

Mozzik: Mashkulli dashuron sa herë që dëshiron vetë

Mozzik (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar shqiptar, Mozzik, po vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Ai së fundmi u ka dhënë më shumë mundësi fansave të pyesin përmes opsionit pyetje-përgjigje që ka bërë në InstaStory.

I njëjti ka pranuar pyetje të shumta rreth karrierës dhe jetës së tij personale, ndonëse kjo e fundit zgjon interes të madh te publiku.

Mozzik (Foto: Instagram)

Një nga pyetjet e parashtruara ishte se ‘a mendon se mashkulli dashuron për herë të dytë?’, përgjigja e së cilës nuk mungoi as nga artisti 24-vjeçar.

“Mashkulli dashuron sa herë të dëshiron ai vetë”, ka qenë përgjigja e Gramos Aliut (emri i vërtetë i Mozzik).

Lexo po ashtu Mozzik: Nëse jeta ime do të ishte libër, do e titulloja "Loti i një reperi"

Ai po ashtu ka folur edhe për albumin e ri, i cili sipas lajmërimit që ka bërë do të dalë në treg në muajin korrik.

Mozzik (Foto: Instagram)

Mozzik mes tjerash ka treguar se këtë muaj do e lansojë edhe një këngë në gjuhën shqipe.

“Lass Mal” titullohet projekti i fundit i tij i publikuar në muajin maj, i cili kaloi shifrën e një milion klikimeve për vetëm një muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version