Jeta sentimentale e rep-artistit të njohur, Mozzik, ka qenë shumë e komentuar në faqet rozë.
Aq më shumë, kur në rrjet po qarkullojnë spekulime se ai dhe Loredana janë bashkuar sërish.
Derisa asnjëri prej tyre nuk është prononcuar, fansat po dyshojnë në secilin postim që palët po shpërndajnë.
Ndërkaq, në një imazh të fundit të shpërndarë nga Mozzik, ai ka përçuar një mesazh të koduar.
“Lidhjet bëhet më të forta kur që të dy mundohen të kuptojnë gabimet dhe falin njëri-tjetrin”, ka qenë mesazhi nga reperi.
Aludimet u shtuan edhe më shumë, kur Loredana publikoi një fotografi në krahët e Mozzik, duke mos shpjeguar asgjë më shumë.
Sidoqoftë, “n’Tiranë” është hiti tij i fundit, që deri më tani ka arritur 3.5 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/