Hip hop ylli, Mozzik, po kalon nëpër një periudhë delikate në jetë dhe karrierë.
Reperi pas distancimit nga adhuruesit dhe nga skena, ka vendosur që të distancohet edhe nga shoqërimi në rrjetet sociale.
Ai në rrjetin social Instagram ka larguar të gjithë ndjekësit duke lënë vetëm familjen e afërt dhe të dashurën e tij.
Reperi këtë e ka konfirmuar me postime në InstaStory duke publikuar një komunikim ku ka konfirmuar se ka larguar të gjithë ndjekësit.
“Të afërm e shoqëri, mso t’iu mbet hatri për hiqjen e folloëit”, u shpreh Mozzik.
Ai ka konfirmuar se do të kthehet në shtator.
Mozzik besohet se do të publikojkë një projekt të ri, pas suksesit të madh me këngën “Papa”. /Telegrafi/