“Dhelpër dinake” mban titullin kënga më e re e Mozzik, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Producenti Rzon qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka realizuar muzikën.
Siç ndodh rëndom me reperët, tekstin e këngës e ka shkruar vet Gramoz Aliu (emri i vërtetë i Mozzik).
Për xhirimin e videoklipit të kësaj kënge është angazhuar produksioni Entermedia, ndërsa reperi është përfshirë për regjinë e videos muzikore.
Kjo këngë vjen pas spekulimeve për ndarjen e Mozzikut nga bashkëshortja e tij, Loredana Zefi. /Telegrafi/