Telegrafi

Mozzik i kundërpërgjigjet Sinan Vllasaliut: Nëse më falë Zoti djalë, në syneti të tij do të jesh këngëtari

Një deklaratë e këngëtarit Sinan Vllasaliu kundrejt reperëve, Mozzik dhe Don Xhon, u bë virale në rrjetet sociale.

Artisti i mirënjohur i skenës në një intervistë të dhënë së fundmi theksoi se tekstet e këtyre artistëve janë ‘turpi i botës’.

Një replikë apo kundërpërgjigje e ka bërë edhe Gramoz Aliu (emri i vërtetë), i cili thekson se do ta ftojë në synetinë e të birit.

Mozzik (Foto: Instagram)

“Faleminderit Axha Sinan. Besën e Zotit e ke që m’fal Zoti djalë, n’syneti t’tij ti ki me qenë këngëtari”, tha Mozzik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërsa, deri më tani akoma nuk është bërë një replikë nga reperi tjetër i përfshirë në ngjarje, Don Xhoni.

Këngëtarët në anën tjetër janë ndër më të kërkuarit në treg, e njëherësh kanë korrë suksese të mëdha.

Ata po vazhdojnë të bëjnë muzikë e të jenë prezentë në mbrëmje e koncerte të ndryshme. /Telegrafi/

Sinan Vllasaliu (Foto: YouTube)