Reperi i njohur, Mozzik është ndër emrat më të njohur të skenës së muzikës shqiptare me një karrierë të suksesshme prej vitesh.
Së fundmi, reperi nga Ferizaj është bërë nostalgjik për fillimet e tij në muzikë teksa ka ndarë më ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram fotografi të realizuara ndër vite.
Krahas imazheve, Mozzik gjithashtu ka treguar për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar duke e kthyer në një mesazh motivuese për fansat e tij.
Reperi i hitit “Madam” tha se ka kaluar sfida të shumta, por që nuk është ndal asnjëherë duke punuar për të realizuar ëndrrat dhe qëllimet e tij në jetë.
“Mozziku ka qenë një djalë i ri që ka punuar shumë ama shumë edhe gjithmonë pa hile! I vuajtur deri te Zoti! I shkelur e i poshtëruar po kurrë nuk jam ndalë! Lloj lloj sfide e sprove e kam kapërcyer veç më të fort më kanë bërë! Muzika ka qenë edhe mbetet njëra nga pjesët që i kam falë më së shumti kohë! Rininë ia kam falë! Beso o shok vetëm beso! Qëllimi kur të jetë qarte dhe fokusi yt ndriçon dhe e din mendja e zemra ku ti po don të shkosh është gjëja më e bukur”, ka shkruar Mozzik.
Reperi ndërkohë është mjaft i angazhuar me mbrëmje muzikore ndërsa po shijon suksesin e këngës së fundit “Bespreme”.
Krahas karrierës, kujtojmë që Mozzik është baba i një vajze nga lidhja e mëparshme me reperen, Loredana. /Telegrafi/