Reperi i njohur Mozzik është një ndër reperët më të pëlqyer nga moshat e reja.
Shpesh, ai në intervista ka potencuar se dashurinë për muzikën hip-hop e ka pasur që në fëmijëri.
Ndër të tjerash, Mozzik ka treguar se ka pasur edhe probleme me shkollën, kur për shkak se ka qenë një nxënë problematik, janë detyruar që t’ia ndërrojnë shkollën.
Duke qenë se renditët në reperët më të pëlqyer, Mozzik duket se është shumë krenar me atë çka ka arritur deri më sot.
Kështu të paktën bën të ditur një fotografi e publikuar nga ai në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës shkruan “Veç 8 vjet shkollë”.
Ndërkohë, në fotografi ai ngrit edhe gishtin e mesit, duke u bërë kështu ‘diss’ të gjithë a tyre që nuk e pëlqejnë reperin e njohur nga Ferizaji. /Telegrafi/