Reperi i njohur shqiptar, Gramoz Aliu – Mozzik, ka konfirmuar se po sjell album të ri.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje që ka shpërndarë në Instagram – aty ku numëron 1.6 milion njerëz.
Edhe pse dyshohej se është fjala për albumin e përbashkët me ish-partneren e tij, Loredana Zefin, ai tashmë njoftoi se po vjen me një tjetër projekt madhështor solo.
“2022 album solo do të jetë, mezi po pres të ndaj me ju”, ka shkruar ai.
Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme dhe fansat e tij duket se mezi po presin për këtë.
Edhe ky album do të realizohet në bashkëpunim me producentin e njohur, Rzon.
“No Rich Parents” duket se ka ngelur në gjysmë dhe deri më tani nga albumi i përbashkët i ish-çiftit u publikuan vetëm tri këngë.
“Nëse don”, “Rosenkrieg” dhe “Mit Mir” – janë projektet që dyshja realizuan bashkë në kuadër të albumit.
Sidoqoftë, pritet të shihet se si do rrjedhin gjërat në vijim. /Telegrafi/