Telegrafi

Mozzik konfirmon se nuk do të mbajë koncerte gjatë këtij viti

Hip hop ylli, Mozzik, ka befasuar të gjithë me një komunikim të tij në rrjetet sociale.

Reperi që dikur ishte pjesë e On Records, që prej largimit nga kjo kompani e produksionit muzikor ka zhvilluar një numër të vogël të performancave.

Performanca e fundit e Mozzikut

Vetëm javë më parë ai mbajti një paraqitje skenike në Diamonds Club të Ferizajit, ku ndezi skenën bashkë me Getinjon.

Por, shpresa e adhuruesve që të shohin reperin gjatë gjithë verës duket se është shuar, pasi vet reperi ka konfirmuar se nuk do të performojë më, jo gjatë vitit 2018.

Me anë të një postimi, ai ka paralajmëruar koncerte vetëm për fillim të vitit 2019.

“Do flet koha, ju premtoj”, ka shkruar Mozzik në postimin e publikuar.

Reperi ka konfirmuar po ashtu se gjatë kësaj kohe ai do të lansojë disa projekte muzikore.

Një prej hiteve më të suksesshme të fundit nga Mozziku ishte “Madam” që fillimisht ishte fshirë pas një ankese nga On Records, por më pas u rikthye nga kompania e re e reperit, “2 Euro Gang”. /Telegrafi/