Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ditën e djeshme (e shtunë) nisi turin nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe ky veprim i tij bëri bujë të madhe gjithandej.
Artisti, i cili kishte për qëllim promovimin e albumit të ri ‘Mozzart’, mori kritika të shumta për grumbullimin e njerëzve në kohë pandemie.
Megjithkëtë, ai sot ka publikuar një video përmbledhëse nga momentet e ditës së djeshme dhe e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje i reperit:
“MOZZART
Ju dua shumë , ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur se për këto buzëqeshje e kam bërë këtë,dhe për asnjë përfitim tjetër.
Më falni nëse e bëra tollovi pak
Sinqerisht Mozzik”.
I njëjti ka akuzuar mediat për panik, ndërsa ka bërë thirrje për bojkot dhe mbyllje të disa prej tyre.
Sidoqoftë, artisti ka kërkuar falje për tollovinë e shkaktuar dhe thekson se e gjithë kjo ishte bërë për fansat e tij.
/Telegrafi/