Telegrafi

Mozzik kapet “mat”, një femër po ia ‘ngreh’ veshin (Foto)

Kokaina, nga hitet më të mëdha të Mozzikut.

Reperi i njohur Mozzik vazhdon të jetë ndër artistët e rinj më të pëlqyer të estradës.

Këngët e tij kanë miliona klikime në YouTube, gjersa punon vazhdimisht për të sjell projekte të reja në treg.

Ai ka qenë pjesë e shumë intervistave ku k shpalosur detaje nga fëmijëria e tij, por rrallë herë ka ndodhur të prononcohet rreth statusit të tij.

Lexo po ashtu Mozzik shfaqet gjithnjë me të njëjtat atlete (Foto)

Megjithatë, duket se Mozzik është shumë i kërkuar nga femrat, dhe kohëve të fundit shihet shpesh nën shoqërinë e një vajze.

Reperi ka publikuar në Instagram Story një imazh të realizuar me “boomerang”, ku shfaqet një vajzë misterioze e cila ia tërheq veshin Mozzikut.

Ai nuk ka dashur që të zbulojë identitetin e vajzës që po e bënte këtë gjë, megjithatë ka lënë vend për dyshime se tashmë ka diçka të re në jetën e tij. /Telegrafi/