Reperi i njohur Mozzik është shumë i pëlqyer për këngët e tij nga mijëra fansa anë e mbanë trojeve shqiptare.
Ai është po ashtu shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh u jep mundësinë fansave që të kenë një lidhje më të afërt me të.
Së fundmi, Mozzik u lejoi fansave t’i bënin një pyetësor të shkurtër atij përmes rrjetit social InstaStory, që ua mundëson këtë gjë.
Shumë prej pyetjeve që lidheshin me jetën e tij private dhe profesionale, reperi u dha përgjigje, teksa disa prej tyre ishin më të çuditshme.
I pyetur nga një fans se sa klasë shkollë ka, reperi nga Ferizaji është përgjigjur “8”, duke treguar kështu se ka të përfunduar vetëm tetë vjeçaren.
Ndërkohë, një fans tjetër e ka pyetur se deri në cilën klasë ka shkuar, ndërsa ka parashtruar gjithashtu pyetjen nëse sipas tij është më mirë të jesh me shkollë apo pa shkollë.
“Më mirë me shkollë normal…po fatkeqësia më e madhe është që në Kosovë me diplomë të fakultetit duhet bartur blloqe e kova të llaçit”, ka shkruar reperi në përgjigjen e tij. /Telegrafi/