Reperi nga Ferizaji, Mozzik, tash e një kohë është duke punuar në albumin e tij të ri.
Ndonëse është aktiv në rrjetet sociale, ai ditë më parë bëri të ditur se do t’i publikojë tri projekte, pasi tashmë kanë filluar të rrjedhin në internet.
Së fundmi, Mozzik tregon se sonte në mesnatë do t’i sjellë dy këngë të reja siç bën zakonisht me të gjitha projektet e tjera.
“Sonte pas orës 00, publikohen Stari Mahallës dhe Glock”, ka shkruar ai.
Pjesë e këtij albumi do jetë edhe një këngë për vajzën e tij, Hanën, e cila erdhi në jetë në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndryshe, “A Milly” mbetet kënga e fundit që ka lansuar në bashkëpunim me reperin gjerman, Dardan, projekt ky që mblodhi miliona shikime në YouTube. /Telegrafi/