Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, nuk ka lënë pa komentuar mbi ngjarjen e tmerrshme që ndodhi së fundmi në qytetin e tij të lindjes.
Vrasja makabre e 18-vjeçares nga partneri i saj, Dardan Krivaqa, tashmë i arrestuar, ka lënë të shokuar mbarë opinionin.
Mozzik me një status të publikuar në InstaStory i shprehi ngushëllime familjes, teksa kërkoi nga autoritetet dënime meritore për vrasësin.
“Ngushëllime familjes! Vrasja e 18-vjeçares na tronditi të gjithëve…e ndjera pushoftë në paqe! Rast i rëndë shumë i rëndë…Zoti i forcoftë familjen në këtë sprovë. E dorës së kriminelit që kreu vrasjen ta paguajë me dënimin më të madh që kanë dhënë ndonjëherë institucionet tona”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.
Ndërkohë, në postimin pasues, reperi nga Ferizaj pati një lutje drejtuar Zotit, në mbrojtje të të gjitha femrave.
“Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajte nga mashkulli i ligë”, shkroi tutje reperi 25-vjeçar.
Për fund, ai ndau një imazh të viktimës 18-vjeçare nën filtrat bardhë e zi, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Pusho në paqe engjëll”.
Ashtu si Mozzik, shumë kolegë të tij nga estrada kanë shfrytëzuar influencën e tyre në rrjetet sociale, për të ngritur zërin për ndërgjegjësimin që raste të tilla mos të përsëriten. /Telegrafi/