Telegrafi

Mozzik improvizon sikur luan në piano (Video)

Reperi i njohur Mozzik ka qenë mjaft i angazhuar gjatë vitit të kaluar me koncerte dhe projekte të reja.

Edhe vitin 2018 ai e ka nisur me shumë punë, duke qenë pjesë e disa programeve festive, gjersa nuk po mungon edhe aktiviteti i tij në mbrëmjet muzikore.

Ai vazhdon të jetë edhe një ndër emrat më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktiv.

Së fundmi, Mozzik ka publikuar një video në lnstaStory, ku shfaqet mbi një piano, gjatë vizitës së tij në një muze.

Ai ka provuar të improvizojë sikur luan në piano, por në të vërtetë melodia ishte e lëshuar në sfond dhe ai vetëm prekte tastet.

Një video e tillë ka bërë për të qeshur edhe personin që po e incizonte gjatë kohës që improvizonte. /Telegrafi/