Reperi i njohur Mozzik tash e një kohë është në lidhje me bukuroshen Loredana Zefi.
Fillimisht dyshja kanë qenë së bashku në fshehtësi, ndërsa tashmë ata nuk po e fshehin më lidhjen e tyre.
Mozzik, së fundmi ka mbajtur një koncert shumë të suksesshëm në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku publiku i shumtë nuk ka munguar.
Kjo vërehet edhe në një fotografi të publikuar në Instagram, ku ai shfaqet duke hequr edhe këmishën e tij para publikut.
Komentuesit në këtë fotografi kanë qenë të shumtë e një ndër ta edhe e dashura e tij, e cila ka komentuar plot fjalë miradie për reperin, pas suksesit të tij në këtë koncert.
“Babë hin kqyre qet foto edhe lema 1 koment t’mire se per ty pe boj”(sic), kanë qenë fjalët e Mozzikit.
Ndërsa e dashura e tij ka komentuar kështu: “E ki meritu, gjithçka t’mirë në këtë botë e meriton, jo që je ‘ma i riu n’vend’, por që për mua je ‘më i miri në vend’, të du me gjithë shpirt”. /Telegrafi/