Telegrafi

Mozzik: Gjynah çka po i bëj tregut

Foto: Mozzik/Instagram

Reperi i njohur i estradës, Mozzik, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit, “Dhelpër dinake”.

Kjo këngë për dy ditë mori dy milionë klikime në kanalin YouTube, duke u shndërruar kështu në një prej këngëve më në trend të momentit në tregun shqiptar.

E për gjithë këtë sukses ai ka falënderuar fansat, dhe në një nga postimet e fundit në InstaStory ka folur për ndikimin që ai po krijon në industrinë e muzikës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Gjynah çka po i bëj tregut unë”, kanë qenë fjalët e reperit, i cili mesa duket ka ironizuar me faktin që kënga e tij e re po ecën mirë, duke shtruar ndikim në tregun muzikor shqiptar.

Foto: Mozzik/InstaStory

Përveç jetës profesionale, Mozzik ka qenë shumë i përfolur së fundmi edhe për jetën private.

Ai dhe reperja Loredana Zefi kanë njoftuar publikun se e kanë stagnuar lidhjen e tyre, duke thënë se iu duhet kohë për të menduar nëse në një të ardhme, do ta vazhdojnë lidhje ne tyre apo jo.

Loredana Zefi dhe Mozzik (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përndryshe, fryt i kësaj lidhje është vajza e tyre e vogël, Hana, e cila tashmë është shndërruar në prioritetin kryesor si për Mozzikun, ashtu edhe për Loredanën. /Telegrafi/