Site icon Telegrafi

Mozzik: Gjithmonë kujtoj kush isha, kur i kisha xhepat bosh

Foto: Mozzik/Instagram

Reperi Mozzik tani është një prej reperëve më të pëlqyer të estradës shqiptare.

Mirëpo fillimet për të kanë qenë jo shumë të lehta, pasi depërtimi në tregun muzikor është shumë i vështirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Por mesa duket, reperi nga Ferizaji nuk i harron asnjëherë sakrificat dhe rrugën e vështirë që kishte ndjekur për t’i arritur ato që ka sot.

Në disa shkrime të publikuara së fundmi në InstaStory, Mozzik ka thënë se bën kujtesë ndaj kohës kur xhepat e tij ishin të zbrazët.

Foto: Mozzik/InstaStory

“Gjithmonë kujtoj kush isha..kur xhepat bosh i kisha”, ka shkruar ai në InstaStory.

I njëjti më pas ka vazhduar në postimin tjetër, duke shkruar: “Krejt çfarë flas është sigurt, jam rritë me byrek e jogurt”.

Foto: Mozzik/InstaStory

Duke pasur parasysh që vargjet në fjalë rimojnë, kjo ka lënë të aludohet nëse fjalët e tilla mund të jenë pjesë nga teksti i një prej këngëve të tij më të reja.

Përndryshe, Mozzik dhe bashkëshortja e tij, Loredana, u bënë prindër për herë të parë muajin e kaluar, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre të parë, të pagëzuar me emrin Hana. /Telegrafi/

Exit mobile version