Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, sot feston ditëlindjen e 20-të.
I ri në moshë dhe pak kohë që është pjesë e skenës, rep artisti ka arritur shumë shpejt të radhitet në mesin e artistëve më të kërkuar.
Mozzik për Telegrafin tha se gjatë këtyre 20-të viteve të jetës së tij ai ka përjetuar shumë humbje dhe fitore në të njëjtën kohë.
“Gjatë jetës sime kam humbur shumë dhe kam fituar shumë, disa gjëra edhe do t’i ndryshoja por tani e rëndësishme është që unë kam realizuar ëndrrën time me muzikë”, tha reperi, i cili mendon se edhe 50-të ditëlindjen e ardhshme do ta gjejnë si artist.
“Nëse jo si reper do të jem duke i menaxhuar djemt e mi në muzikë, pasi që vetë e mësova këtë rrugë”, shtoj tutje Gramozi duke zbuluar se sonte do të festoj vetëm me familjen e tij.
Ndryshe Mozzik gjatë këtij sezoni veror ishte më i kërkuari në koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Me bashkëpunimin e tij me këngëtaren Kida, në këngën “Premtimet”, dyshja arritën të jenë ndër më të klikuarit edhe në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/