Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, i është gëzuar suksesit të këngës së tij të re të titulluar “Madonna”.
Ky projekt, i cili u lansua javën e kaluar, për vetëm pak ditë ka arritur të grumbullojë shifra të larta klikimesh në YouTube.
Së fundmi, artisti shqiptar ka bërë të ditur se kënga ka mbledhur mbi pesë milionë klikimeve.
Projekti njëherësh është pjesë e albumit të ri të reperit, i cili do të publikohet i plotë më 31 korrik.
Krahas këtij hiti, Mozzik në fillim të muajit korrik do të lansojë edhe bashkëpunimin me artisten Kida që është vazhdim i këngës “Premtimet” të lansuar para disa viteve.
Gramos Aliu (emri i vërtetë i Mozzik) po vazhdon të jetë shumë i pëlqyer në tregun muzikor, ku së shpejti pritet të fillojë edhe me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/