Pak kohë më parë, reperi Mozzik publikoi albumin e përbashkët me ish-partneren e tij, Loredana.
Ndërsa, tani reperi ka bërë të ditur që është duke punuar në një album të ri që këtë herë do të jetë solo.
Edhe në një postim të radhës që ka bërë në Instagram, Mozzik ka treguar se për publikimin e tij fansat do të ju duhet të presin edhe pak.
“2 orë pata kohë me ngu albumin e ri. Guri tamon qysh di unë.. Vec thash t’ju tregoj që edhe pak edhe pak, Lambziki”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e disa imazheve.
Kujtojmë që albumi i tij me Loredanën “No rich parents” u lansua pas ndarjes së tyre, dhe u prit mirë nga aga adhuruesit e dyshes.
Para publikimit të tij, ishte Loredana që përmes një deklarate publike në Instagram njoftoi se ajo dhe reperi i kanë dhënë fundi lidhjes, dhe se pavarësisht kësaj këngët që ata kishin punuar më parë do të publikoheshin.
Ish-çifti janë prindër të një vajze, që e pagëzuan me emrin Hana. /Telegrafi/