Rap artisti i njohur shqiptar, Mozzik, feston ditën e sotme (e premte) ditëlindjen.
I lindur më 29 shtator të vitit 1995, ai ka mbushur plot 28 vite jetë, gjersa prej shumë vitesh është edhe pjesë e tregut muzikor shqiptar.
Gramos Aliu (emri i vërtetë) me këtë rast në këtë përvjetor të lindjes ka falënderuar shoqërinë, miqtë e ata që e kanë përkrahur këtë periudhë në muzikë.
Krijuesi i hitit “Të dua” mes tjerash në fund të shkrimit thotë që shpreson që këtë vit të mos mbetet ‘single’.
Postimi i plotë i Mozzik (pa ndërhyrje):
“28 Vite sot !
Faleminderit Zotit për krejt t’mirat e shëndetin .
Faleminderit qe m’bone pikërisht prej atyne qe s’dinë mu thy ..Faleminderit familje shoqëri. Faleminderit dashamirë/e t’muzikës tem qe sot bashkë jemi ku jemi !
Rrnoni për ftyrë , rune nderin
Keshni jetës sado qe iu kqyrë mrrolshëm !
(ishallaqekyvitsmnxensingle)”. /Telegrafi/