Site icon Telegrafi

Mozzik falënderon Zotin ndërkohë që publikon imazhe me vajzën e tij

Mozzik (Foto: Instagram/mozzik)

Ndërkohë që po shijon suksesin e këngëve të tij të fundit që janë shndërruar në hite, Mozzik ka ndarë kohë për jetën e tij private.

Reperi ka publikuar video dhe fotografi, ku shfaqen në shoqëri të vajzës së tij, Hana.

“Faleminderit Zot! Zoti është më i madhi. Me vogëlushen time, Hana”, ka shkruar reperi në përshkrim.

Në xhirimin e publikuar në Instagram, ku Gramoz Aliu numëron mbi 1.4 milion ndjekës, vajza e tij dëgjohet duke thënë ‘babi’.

Ndryshe, Hana është vajza e Mozzikut nga lidhja e tij me këngëtaren Loredana Zefi, me të cilën janë të ndarë. /Telegrafi/

Exit mobile version