Telegrafi

Mozzik e quan veten “njeriu i kokainës” (Foto/Video)

Reperi i njohur Mozzik është mjaft i pëlqyer nga publiku për këngët e tij.

Ai ka qenë shumë aktive me projekte muzikore gjatë vitit 2016, teksa pritet që me të njëjtën tempo të punojë edhe për këngët e tij të reja për këtë vit.

Lexo po ashtu Getinjo, Endri dhe Mozzik ‘rrahin’ keq Arif Hikmetin në “O Sa Mirë” (Video)

Ndërkohë Mozzik është shumë i ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe nga jeta e përditshme.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në Tiranë, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan: “Njeriu i kokainës”.

Me siguri, reperi i është referuar hitit të tij “Kokaina”, këngë e cila u pëlqye shumë gjatë vitit 2016, përderisa vendosi ta etiketojë veten në një formë të tillë.

Edhe fansat e kanë marrë këtë postim me satirë, përndryshe nuk do të ishte aspak mirë që një njeri të etiketohej në një formë të tillë, si ‘mbreti’ i një substance të ndaluar. /Telegrafi/