Reperi i njohur Mozzik është mjaft i pëlqyer nga publiku për këngët e tij.
Ai ka qenë shumë aktive me projekte muzikore gjatë vitit 2016, teksa pritet që me të njëjtën tempo të punojë edhe për këngët e tij të reja për këtë vit.
Ndërkohë Mozzik është shumë i ndjekur dhe aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe nga jeta e përditshme.
Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në Tiranë, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan: “Njeriu i kokainës”.
Me siguri, reperi i është referuar hitit të tij “Kokaina”, këngë e cila u pëlqye shumë gjatë vitit 2016, përderisa vendosi ta etiketojë veten në një formë të tillë.
Edhe fansat e kanë marrë këtë postim me satirë, përndryshe nuk do të ishte aspak mirë që një njeri të etiketohej në një formë të tillë, si ‘mbreti’ i një substance të ndaluar. /Telegrafi/