Reperi i njohur, Mozzik, dhe e dashura e tij, Loredana Zefi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor dy ditë më parë.
“Bonnie & Clyde” titullohet kënga e tyre më e re, e cila në vetëm dy ditë ka arritur të pëlqehet dhe të shënojë shifra të larta klikimesh në YouTube.
Afro dy milionë është numri i klikimeve që kjo këngë ka arritur të shënojë për një ditë.
I lumtur për këtë fakt, Mozzik ka vendosur t’i falënderojë fansat me një video në InstaStory, duke treguar edhe një fakt interesant nga e kaluara e tij.
Mozzik tregoi se kur ishte në shkollën fillore kishte marrë notën dy në lëndën e muzikës, e cila është një notë vetëm e mjaftueshme sa për të kalaur vitin.
Ndërsa sot, ai ndjehet i lumtur që ka fatin që në vetëm një ditë të grumbullojë mbi dy milionë klikime.
“Në shkollë në muzikë e kam pasur dysh, e sot i bëj dy milionë klikime për një ditë”, kanë qenë fjalët e reperit në Instagram. /Telegrafi/