Site icon Telegrafi

Mozzik dhe Loredana vijnë së bashku me album të ri?

Nuk ka dyshime tashmë që çifti Mozzik dhe Loredana janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Telegrafi ka sjell disa herë pamje ekskluzive të dyshes në Prishtinë, teksa të njëjtët muajin e kaluar ishin së bashku me pushime në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

E përveçse dashurisë, dy reperët nga Ferizaji duket se po i bën bashkë edhe muzika, pasia ata kanë mbledhur forcat për një projekt madhor të përbashkët.

Në tetor të vitit 2020, Loredana dhe Mozzik bashkë në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Telegrafi mëson nga burime të afërta pranë Mozzik dhe Loredanës, se çifti janë në përfundim të një albumi të ri të përbashkët, që pritet të dalë në treg së shpejti.

Lexo po ashtu Mozzik dhe Loredana vazhdojnë të konfirmojnë ribashkimin, fotografohen sërish bashkë në Prishtinë

Po të njëjtat burime citojnë se Mozzik e cilëson këtë album si një prej “më të mirëve në histori dhe në karrierën e tij”.

Mozzik dhe Loredana (Foto: Arkiv)

Se kanë mbledhur forcat për këtë projekt të përbashkët, këtë e dëshmon edhe një fotografi që reperi me prejardhje nga Ferizaj publikoi në rrjetin social Instagram.

Ai shfaqej i zhveshur në pjesën e sipërme, duke i dhënë të tymosë një cigare një femre pranë, identitetin e së cilës nuk e zbuloi shumë, por që shumica e komentuesve aluduan se ajo mund të jetë Loredana.

Mozziku përndryshe vitin e kaluar publikoi albumin me titull “Mozzart”, i cili ishte pa diskutim një nga albumet më të suksesshme të vitit në industrinë e muzikës hip-hop në vend, teksa edhe Loredana pati të njëjtin sukses me albumin e saj “Medusa”. /Telegrafi/

Kopertina e albumit “Mozart” (Foto: Mozzik/Instagram)

 

Kopertina e albumit “Medusa” (Foto: Loredana/Instagram)
Exit mobile version