Site icon Telegrafi

Mozzik dhe Loredana valëvisin flamurin e UÇK-së në Dubai

Foto: Loredana/Mozzik/Instagram

Reperët e njohur shqiptarë, Mozzik dhe Loredana Zefi, janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Dubai.

Ata së bashku me vajzën e tyre kanë zgjedhur këtë destinacion, për të kaluar pak kohë larg aktiviteteve të tyre të përditshme.

Teksa ndodhen atje, ish-çifti që dyshohet se janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit duket se janë përfshirë në frymën e festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila kremtohet sot (e mërkurë) më 17 shkurt.

Dyshja teksa kanë vizituar shkretëtirën e famshme të Dubait, kanë valëvitur atje flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

Kjo vjen si shenjë nderimi për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, por edhe faktit se katër krerë të famshëm politikë nga Kosova po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

Mozzik njihet si një mbështetës i zjarrtë i Partisë Demokratike të Kosovës, lideri i së cilës, Kadri Veseli, ndodhet gjithashtu në Hagë.

Foto: Mozzik/InstaStory

“Urime Kosova ime e dashur”, shkroi Mozzik në një fotografi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Foto: Mozzik/InstaStory

Këto pushime të përbashkëta të çiftit të reperëve janë parë si një deklarim publik për ribashkimin e tyre, ndonëse për një kohë të gjatë ata qëndruan të ndarë nga njëri-tjetri. /Telegrafi/

Exit mobile version