Telegrafi

Mozzik dhe Loredana sërish me duet, së shpejti lansojnë “Oh digga”

Loredana dhe Mozzik Foto: Instagram

Dyshja që po bëjnë bujë më së shumti në rrjet janë padyshim Mozzik dhe Loredana.

Ata në rrjete sociale tashmë po ndajnë postime të shumta, pasi bënë të ditur ribashkimin e tyre.

Ndërkaq, rep-artistët kanë bërë të ditur se së shpejti do të lansojnë këngën e tyre të radhës.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, derisa u shfaqën së bashku.

“Oh digga” mban titullin prodhimtaria muzikore, që do të lansohet të enjten.

Çifti përndryshe janë duke marrë vëmendje të madhe, sidomos me shpërndarjet e fundit të informacioneve.

“Rosenkreig” në anën tjetër është hiti tyre i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/