Dyshja që po bëjnë bujë më së shumti në rrjet janë padyshim Mozzik dhe Loredana.
Ata në rrjete sociale tashmë po ndajnë postime të shumta, pasi bënë të ditur ribashkimin e tyre.
Ndërkaq, rep-artistët kanë bërë të ditur se së shpejti do të lansojnë këngën e tyre të radhës.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, derisa u shfaqën së bashku.
“Oh digga” mban titullin prodhimtaria muzikore, që do të lansohet të enjten.
Çifti përndryshe janë duke marrë vëmendje të madhe, sidomos me shpërndarjet e fundit të informacioneve.
“Rosenkreig” në anën tjetër është hiti tyre i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/