Site icon Telegrafi

Mozzik dhe Loredana publikojnë video duke shkrepur me armë zjarri

Mozzi dhe Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Çifti Mozzik dhe Loredana Zefi vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media.

Teksa flitej për zhvillimet e reja nga “Afera Loredana”, reperja nga Ferizaj thuhej se kishte hequr dorë nga avokatët e saj në Kosovë, por një gjë e tillë u mohua nga këta të fundit.

Loredana Zefi dhe avokati Tomë Gashi në konferencën e mbajtur në Prishtinë, maj 2019 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, dyshja po vazhdojnë të punojnë fort rreth projekteve të reja, ndërsa kanë treguar se do të jenë mjaft të angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme gjatë verës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mozziku dhe Loredana janë shumë të ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat nuk hezitojnë që shpesh të ndajnë me fansat imazhe nga aktivitetet e tyre të përbashkëta.

Së fundmi, çifti publikuan një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqeshin teksa qëllonin me armë zjarri në natyrë, duke përvetësuar kështu edhe më shumë aftësitë e tyre të shënjestrës.

Skena të ngjashme ata kanë bërë edhe në këngën e tyre “Bonnie and Clyde”, i cili ishte një klip mjaft i përfolur nga publiku.

Përndryshe, Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze të pagëzuar me emrin Hana. /Telegrafi/

Exit mobile version