Kemi raportuar se dyshja e famshme e skenës muzikore shqiptare, Gramoz Aliu – Mozzik dhe Loredana Zefi, do të vijnë me një tjetër bashkëpunim.
Dy artistët e muzikës hip-hop kanë pasur ngritjet dhe rëniet në lidhjen e tyre të dashurisë – nga romanca, martesa, prindërimi, ndarja, ndërsa së fundmi pritën sërish në jetë një fëmijë.
Dhe fokusi i radhës është në aspektin e tyre profesional. Telegrafi kishte sjellë disa herë pamje ekskluzive të dyshes në Prishtinë, teksa të njëjtët muajin e kaluar ishin së bashku me pushime në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
E përveç dashurisë, yjet nga Ferizaj i bashkon edhe muzika, ndërsa çifti është në përfundim të një albumi të ri të përbashkët.
“No Rich Parents” është titulli i materialeve të reja muzikore dhe tashmë Mozzik dhe Loredana e kanë bërë publike kopertinën e albumit të ri, të cilin thuhet se reperi e konsideron ndër më të mirët. /Telegrafi/