Hip hop çifti, Mozzik dhe Loredana, po shënojnë suksese të paimagjinuara me projektin e ri.
Pasi thyen rekord me dy milionë klikime për një ditë, projekti i tyre i ri është prej më të dëgjuarve në mbarë Evropën.
Në Zvicër sa i përket dëgjimeve në Spotify, ky projekt është në vendin e parë të Top 50 këngëve më të dëgjuara.
Në Gjermani ata janë në vendin e dytë në Spotify, duke qëndruar prapa Raf Camoras dhe Bonez MC, që duket se janë konkurrentët e vetëm të dyshes shqiptare.
Në Austri projekti i tyre është në vendin e tretë duke qëndruar prapa Raf Camoras dhe Dynoros.
Vet Mozzik suksesin e festoi në formë të çuditshme me një foto të postuar në InstaStory.
“Në shkollë në muzikë e kom pasë 2-sh, e sot i bëj me muzikë 2 miionë klikime për 1 ditë”, u shpreh Mozzik në InstaStory.
Aktualisht reperi është një prej emrave më të pëlqyer dhe ai ka premtuar se nuk do të ndalet me muzikë.
Mbetet të shihet nëse Mozzik do të rikthehet me koncerte verën e ardhshme, pasi vazhdon të jetë i gjallë kontesti me On Records, label prej të cilit u largua. /Telegrafi/