Telegrafi

Mozzik dhe Loredana kalojnë vikendin së bashku në një vend malor

Mozzik dhe Loredana Foto: Instagram

Rep-artistët e njohur, Mozzik dhe Loredana, janë dy emrat më të lakuar në faqet rozë.

Dyshja raportohet se janë bashkuar sërish, pasi shumë shpesh shihen duke kaluar kohë së bashku.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, një ditë pas ditëlindjes së vajzës së tyre, Hana, e cila mbushi dy vjet.

Foto: Instastory

Në disa postime në rrjetin social Instagram, që të dy kanë ndarë imazhe ku shihen duke shpenzuar kohën në një vend malor.

Në mesin e tyre padyshim që u pa edhe vajza e tyre, e cila shijonte skijimin me që të dy prindërit e saj.

Foto: Instastory/loredana

Ani pse palët nuk kanë shpërndarë fotografi së bashku, koha dhe vendi ku kanë shkrepur pozat janë po të njëjtat.

Ndërkohë, Mozzik dhe Loredana u ndanë në vitin e kaluar, kurse ende nuk janë prononcuar nëse gjërat mes tyre janë përmirësuar. /Telegafi/