Telegrafi

Mozzik dhe Loredana me 1 gusht publikojnë këngën e re

Loredana dhe Mozzik (Foto: Instagram/loredana)

Projektet e tyre rezultojnë suksese të mëdha, e kjo në bazë të klikimeve që numërojnë në platformat e shumta muzikore, përfshirë edhe YouTube.

Çifti i popullarizuar, Mozzik dhe Loredana, pas dy bashkëpunimeve të shumë pëlqyera që kanë sjell, duket se po vijnë sërish me këngë të re.

Ky paralajmërim është bërë nga vet reperi ferizajas, teksa ka ndarë me ndjekësit një postim pranë Loredanës.

“1 gusht”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit, që lë të kuptohet se projekti i tyre i titulluar “Eiskalt” do të lansohet këtë datë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Prindërit e Hanës, shfaqen mjaft në formë, ku edhe këtë herë rrëmbejnë vëmendje me stilin e tyre.

Presim të shohim se çfarë do na sjellin çifti i famshëm, pasi muajve të fundit ishin mjaft të përfolur në shtypin rozë.

Përndryshe, Mozzik dhe Loredana janë autorë të hiteve “Bonnie Clyde” dhe “Romeo Juliet”.

Të njëjtit po vazhdojnë t’i pushtojnë skenat e koncerteve anembanë trojeve shqiptare dhe më gjerë. /Telegrafi/