Reperët e njohur shqiptarë, Mozzik dhe Getinjo, kanë prezantuar në mesnatë (e premte) projektin e ri muzikor.
“Toto Rina” mban titullin kënga e dyshes, të cilën e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Artistët si gjithnjë edhe në këtë projekt madhështor kanë sjell dy këngë në një që tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore.
Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për producimin u përkujdes Rzon.
Ky i fundit në bashkëpunim me GkgMaster dhe Elgit janë përkujdesur edhe për miksimin e masterizimin e këngës.
Videoklipi ndërkohë u realizua nga Imagine Films, me pjesë shumëngjyrëshe e pamje mahnitëse.
Besohet që edhe kjo këngë e dyshes do të pritet mirë nga publiku dhe fansat e tyre. /Telegrafi/