Telegrafi

Mozzik dhe Getinjo publikojnë pjesë të atmosferës nga koncerti i tyre rikthyes në Ferizaj

Mozzik, Getinjo, Loredana, Diamonds Club (Foto: Instagram/Mozzik)

Pas një kohe të gjatë, Mozzik u rikthye për një performancë në Ferizaj, së bashku me partneren Loredana Zefi dhe vëllanë e tij, reperin e njohur, Getinjo.

Rikthimi i dy reperëve në qytetin, ku kanë lindur dhe janë rritur, është pritur me entuziazëm të madh, ndërsa Diamonds Club ishte mbushur plot.

“Ferizaj na keni bo me flatra. Ju jemi falënderues gjithë jetën. Kërkojmë falje atyre që kanë mbetur jashtë. Mbrëmë thyem rekorde në Ferizaj”, kishte shkruar Mozzik në Instagram.

Ndërsa tashmë është bërë një videomontazh i shkurtër i atmosferës së të shtunës mbrëma dhe reperët e kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale.

“Çfarë ndodhi në Ferizaj mbrëmë në Diamonds Club shiko videon. Faleminderit”, ka shkruar Gramoz Aliu pranë videos së postuar.

Videon e njëjtë e ka publikuar edhe Getoar Aliu me përshkrimin: “Duke bërë historinë”.

Një xhirim të veçantë, Mozzik e ka postuar për momentin e interpretimit të këngës së tij më të re, “Nana”.

“Nënë të dua”, është përshkrimi i kësaj videoje, në të cilën dëgjohen të pranishmit duke kënduar së bashku me reperët. /Telegrafi/