Hip hop yjet, Mozzik dhe Getinjo, kanë publikuar projektin e ri të tyre.
Mozzik dhe Getinjo kishin paralajmëruar projektin e përbashkët për 19 tetor dhe ashtu edhe realizuan.
Vëllezërit e hip hopit shqiptar kanë sjellë kështu bashkëpunimin e tyre të radhës pas shumë bashkëpunimeve, ku prej tyre “Tony Montana” llogaritet hit i madh.
Kënga u punua nga producentët ndërkombëtarë, Miksu dhe Macloud, me instrumental të Rzon.
Videokllipi është xhiruar nga regjisori Orkan Çe.
Ndërkaq, ky është projekti vijues i Mozzik që pritet të bëhet hit pas këngës “Bonnie & Clyde” me Loredanën.
Për Mozzikun ky është rikthim i fuqishëm pas kontestit me On Records.
As ai as Getinjo për shkak të këtij kontesti nuk realizuan koncerte, por pritet të kthehen shpejt në skenat e klubeve. /Telegrafi/
Videoklipin shikoni duke klikuar KETU